Lezhë, shtëpia e djegur lë në qiell të hapur familjen Gjergji (11 Mars 1999)
Në familjen Gjergji në Shëngjin të Lezhës, flakët e zjarrit të rënë në rrethana të panjohura kanë shkrumbuar krejt banesën, duke e lënë këtë familje nën kupën e qiellit. Nga kjo fatkeqësi s’kanë mundur ta shpëtojnë as ndërhyrjet e bashkëqytetarëve dhe as ndihma e zjarrfikësave të Policisë. Që prej dy ditësh kjo familje pret ndihmën e parë për strehim nga shteti./tvklan.al
Gazetar : Aleksandër Çipa