Liberalizimi i vizave, Thaçi: Shumë afër
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se liberalizimi i vizave për qytetarët kosovarë do të vijë shumë shpejt, pasi Komisioni Europian ka konfirmuar se Kosova ka përmbushur kriteret.
“Komisioni Europian ka konfirmuar se Kosova ka plotësuar kriteret. Prandaj, jemi në pritje të këtij vendimi që do të vijë në ditët në vijim. Kemi mirëkuptim dhe respektojmë procedurat e brendshme të BE-së”,
shkruajti
Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.
Një ditë më parë, Ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku, për
Klan Kosovën
u shpreh nga Brukseli se liberalizimi i vizave për Kosovën është çështje ditësh. /tvklan.al