Libra e Blushit çel fushatën
Partia e Ben Blushit ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale dhe ka kërkuar votën morale nga shqiptarët, votë e cila për të nuk mund të shkojë tek partitë e vjetra, të cilat vetëm moral nuk mund të ofrojnë pas vendimit për të bashkëqeveriusur.
Ben Blushi komenton jo pa ironi dhe listat e kandidateve për deputetë të Partisë Demokratike, që sipas tij tregojnë vështirësinë e kësaj force për të gjetur njerëz përfaqësues, çka sipas tij përbën dallimin me Libra-n.
Sipas Ben Blushit pas 25 qershorit partia e tij nuk do të përfaqësohet në parlament atëherë në atë sallë do të mungojë alternativa, e vërteta dhe morali i shoqërisë./Tv Klan