Libraritë shesin me detyrim tekste shkollore


Libraritë shesin me detyrim tekste shkollore

16:57 05/09/2016

Sorrollatja dhe vonesat nuk janë problemi i vetëm. Këto nëna po bëjnë llogaritë pasi u detyruan të blenjë tekste që nuk ishin në listën e publikuar nga shkolla.

Shtëpitë botuese nuk japin librat e përcaktuar nga bordet e shkollave pa shitur edhe ato që quhen fletore pune, të cilat kanë rezultuar një shpenzim i panevojshëm vitet e fundit.

Shitja e teksteve shkollore ka nisur prej dy javësh, e megjithatë radhët në pikat e shitjes vijnë duke u shtuar dhe pritet të zgjasin edhe disa javë.

Shkak janë mangësitë në tekste, por edhe organizimi i gabuar i shpërndarjes. Asnjë pikë shitjeje nuk i ka të plota tekstet për një klasë apo vit shkollor.

Konfuzioni në shpërndarjen e teksteve shkollore përkeqësohet nga viti në vit, ndërsa kërkesa e vazhdueshme e prindërve dhe nxënësve është që tekstet të shpërndahen nëpër shkolla.

Por këto të fundit, duke mos qënë subjekt tregtar thjeshtë nuk mund t’i shesin librat, duke e dorëzuar kështu këtë mision te tregtarët dhe shtëpitë botuese.

Në Fier janë tre pika të shpërndarjes së teksteve shkollore, njëra nga të cilat është vetëm për tekstet e gjuhëve të huaja. Dy të tjerat tregtojnë atë çfarë u dërgojnë shtëpitë botuese pa afat dhe pa asnjë lloj organizimi.

Tv Klan






Të ngjashme