Librat e rinj e javës, romanet më të pëlqyer nga lexuesit (14 Prill 2001)
Edhe këtë javë ka mjaft libra të rinj që kanë ardhur në librari të ndryshme të Tiranës. Bien më shumë në sy romanet, ndër të cilët mund të përmendim këto tituj të rinj. “Diva ose ngrënësi luleve”, romani “Mjelma” nga autori Gjergj Zheji, si dhe “Dinozaurët e ndërgjegjes” nga autorja shqiptare Brunilda Zllami.
Nga veprat me studime letrare ka dalë në shitje “Për Fan Nolin e të tjerë” nga Nasho Jorgaqi. Libra me shënime historike këtë javë janë: “Berati në kohën osmane” dhe libri “Kosova dialog” nga Afërdita Sokoli. Për të gjithë të apasionuarit e fotografisë në shitje gjendet dhe ky album i vogël i titulluar “Urat e kujtesës” me fotografi nga Marubi./tvklan.al
Gazetare: Fjodora Fjora