Librat e rinj të Rexhep Qosjes (4 Mars 1999)


Librat e rinj të Rexhep Qosjes (4 Mars 1999)

16:06 04/03/1999

Shkrimtari i njohur Rexhep Qosja nuk i ka kaluar pa bërë aktivitete ditët e tij në Tiranë që pas kthimit nga Rambuje. Akademiku Rexhep Qosja i njohur për prozën e tij të fortë ka prezantuar para shkrimtarëve dhe personaliteteve shqiptare pesë librat e tij më të njohur.

“Fjalor Demokratik”, “Çeshtja Shqiptare”. “Historia dhe Politika”, “Strategjia e Bashkimit Shqiptar”, “Ligjërime paravajtëse” dhe “Vdekja më vjen prej syve të tillë” janë pesë librat të botuar nga Shtëpia Botuese “Toena”. Në aktivitetin që u organizua në Muzeun Historik Kombëtar ishte menduar se fjala kryesore do t’i përkiste Qosjes. Por fjalimet e gjata të Dritero Agollit, Frashërit dhe folësve të tjerë e kanë lënë akademikun me pak fjalë për të thënë.

Aktiviteti i sotëm tregoi dhe njëherë vlerat e mëdha të penës dhe librave të publicistit të njohur kosovar Rexhep Qosja./tvklan.al

Gazetar : Altin Hazizaj

.






Të ngjashme