Librat shkollorë ende mungojnë, tani s’ka më as Abetare
Fëmijët që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës nuk do të kenë me vetë librin e Abetares.
Shumë prej vogëlushëve në shkollën “Pjetër Budi” dhe “Vasil Shanto” nuk kanë mundur ende të blejnë librin që do t’u mësojë gërmat e para.
Përveç Abetares, mungesa të teksteve ka për çdo klasë. Shkak është bërë vonesa e pullës.
Edhe pse kanë çdo ditë që përballen me radhë, prindërit nuk kanë mundur të kompletojnë fëmijët e tyre me të gjithë librat shkollorë.
Mungesa e librave është e pranishme në të gjitha rrethet e vendit.
Tv Klan