Librazhd, futboll mes skuadrës së Sopotit dhe ushtarëve francezë të NATO-s (31 Maj 1999)
Dje në stadiumin e qytetit të Librazhdit në prani të shikuesve të shumtë u zhvillua një ndeshje futbolli simbolike midis ekipit të Librazhdit, Sopoti dhe ushtarëve francezë të NATO-s. Për sekretarin e klubit Sopoti, Javar Guga kjo ndeshje ka rëndësinë e vet pasi për Sopotin kjo mund të quhet ndeshja e parë ndërkombëtare. Pas dy javësh në Elbasan ku janë vendosur dhe trupat franceze të NATO-s do të zhvillohet takimi i kthimit. Ndeshja e djeshme përfundoi 3 me 2 në favor të Sopotit./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj