Librazhd, vdes ushtari i UÇK-së (01 Qershor 1999)
“Djali juaj ka vdekur, ai ra në betejë me serbët.” Një telegram me këtë fjali të shkurtër ka mbërritur në qytetin e Librazhdit në familjen ku aktualisht banon Bajram Bytyçi nga Kosova. Djali 22 vjeçar i Bajramit, Enveri, kishte disa muaj që luftontë në radhët e UÇK-së dhe pikërisht në një nga betejat ai humbi jetën. I ati i të riut edhe pse i vrarë shpirtërisht nuk e jep veten, duke përsëritur se i biri i tij vdiq për Kosovën dhe jeta e tij i qoftë falë asaj. Babai, nëna, motra e tij tashmë nuk do kenë mes tyre Enverin që më shumë se veten donte vendin e tij Kosovën./tvklan.al
Gazetar: Eduart Fragaj