Librazhdi, qyteti më me shumë martesa në vit (4 shkurt 2001)


Librazhdi, qyteti më me shumë martesa në vit (4 shkurt 2001)

15:36 04/02/2001

Statistikat demografike në Librazhd tregojnë rritje të numrit të martesave duke e krahasuar me vite më parë, por dhe lindjet në këtë qytet. Me një popullsi prej 82 mijë banorësh, brenda 1 viti kryhen mbi 580 kurorëzime. Mosha mesatare që bën këtë zgjedhje është nga 18-25 vjeç, por duhet thënë se numri më i madh i martesave kryhet në fshat.

Nuk duhen harruar këtu dhe rastet e martesa me të huaj. Nëse në qytete të tjera divorci ka pësuar një rritje, në Librazhd ky numër qëndron konstant. 28 divorce në vit të cilat kanë ndodhur tek çiftet me nga 12 vite martesë./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme