Libreza shëndetësore, kusht nga punëdhënësit shqiptarë (26 Mars 2001)


Libreza shëndetësore, kusht nga punëdhënësit shqiptarë (26 Mars 2001)

15:05 26/03/2001

Kudo ku ofrohen shërbime publike është e domosdoshme që personeli të jetë i pajisur me librezë shëndetësore. Nëse një sëmundje si turbekulozi apo ajo e lëkurës e ka një nënpunës apo kamarieri që të shërben, është shumë e thjeshtë dhe transmetimi tek klienti.

Duke filluar tek mësuesit dhe përfundon tek kamarieri. Kjo librezë është e nevojshme për shumë sëmundje të transmetueshme. Nëse dikur ishte e para që kërkohej për t’u punësuar, sot duket se është harruar. Por, çfarë kriteresh kërkon sot një punëdhënës. Të rinjtë që sapo janë punësuar nuk e njohin librezën.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Baki Hasa, shpjegon.

“Kuzhienierë, kamarierë, është i detyruar 1 herë në vit të bëje ekzaminime baktereologjike për mbartës të mikrobeve. Do të bëjë një ekzaminimin të mushkërive për kufizim të përhapjes së turbekulozit. Do të bëjë një vizitë tek dermatologu për sëmundje të ndryshme të lëkurës dhe tek mjeku i familjes. Këta janë të detyruar me ligj.”

Kështu të keqen ndonjëherë nuk e merr nga ushqimi që ha, por nga servirësi i tij./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme