Libri “Ballkoni i hapur” nga Federiko Garcia Lorka (20 Dhjetor 1999)


Libri “Ballkoni i hapur” nga Federiko Garcia Lorka (20 Dhjetor 1999)

14:58 20/12/1999

Libri i poetit më të madh spanjoll Federiko Garcia Lorka “Ballkoni i hapur” është një përmbledhje e re me poezinë e tij ku përfaqësohen të gjitha periudhat dhe teknikat Lorkiane, duke përfshirë edhe ato postume, pas vdekjes. Me qëllimin që ky autor të shkojë në duart e lexuesit, veçanërisht të rinjtë.

Volumi me 76 poezi përgjithësisht të reja ndahet në tre kapituj ku secili shpalos motivet e preferuara të Lorkës, dashuria, vdekja dhe fëmijëria.
E gjithë poezia e tij është si një ballkon i hapur ku mund të kundrojmë botën e njeriut.

Libri shoqërohet me tre vizatime të vetë poetit dhe është një homazh që bëhet nga përgatitësi dhe përkthyesi Visar Zhiti për të gjithë ata që deshën Lorkën dhe lirinë që të krijon arti./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme