Libri i Genc Pjetrit dhe Kastriot Islamit – (8 Shkurt 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
“Shkretëtirë shpirti”, është ky libri i parë i autorit Genc Pjetri, i sponsorizuar nga Tv Klan dhe shtypur në shtypshkronjën Eri. Libri i shkruar në një periudhë kohore tre vjeçare ka në përmbledhjen e tij 30 poezi dhe një novelë. Për mesazhin që transmeton libri, autori Genc Pjetri shprehet:
Genc Pjetri:- “Me anë të këtij libri unë kam dashur që ti them lexuesit, të paktën në jetën e tyre të përpiqen të mos ketë episode gri, që unë kam përshkruar në librin tim, pot ë jetë diçka të paktën më e mirë”.
Libri ka një filozofi realiste të një realiteti të trishtuar dhe me një varg vargjesh mozaike. Një realitet i përditshëm ndiqet nga poezitë me vargje të rregullta dhe rimë. Për autorin ky është libri i parë, ku sëshpejti pritet të nxjerrë dhe një libër tjetër me përkthime nga italishtja.
Ndërkohë Kastriot Islami ka botuar librin e tij të parë politikë. Aktualisht në rolin e deputetit Kastriot Islami është angazhuar në jetën politike që nga viti ’91 e këtej. Duke qënë kryetar i kuvendit popullor, zëvendës kryeministër, ministër e disa herë deputet, ai ka arritur të botoj librin “Për një konfigurim të ri politikë”. Në rolin e analistit libri bën një analizë të realitetit tonë politikë. Kushtetuta dhe referendum si dhe Rambujeja dhe paqja e Kosovës është gjithçka sipas analizës dhe mendimit politikë të Kastriot Islamit./tvklan.al