Libri i Ismail Kadaresë – (16 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
“Ra ky mort e u pamë” është titulli i spikatur i një ditari për Kosovën i autorit Ismail Kadare që shfaqet sot në tendat e librarive pas daljes ditët e fundit të vëllimit me tregime “Vjedhja e gjumit mbretëror”. Një kronologji ngjarjesh të nisura që nga Janari e deri në javën e parë të Tetorit kur autori është kthyer në Shqipëri.
Copëza tragjedish, diskutime politike që nga Rambujeja, fillimi i bombardimeve, shpërngulja e deri tek zgjidhja e konfliktit. Ditari “Ra ky mort e u pamë” përfshin artikuj që shkruheshin për katastrofen kosovare por edhe letra që autori Ismail Kadare ja ka dërguar Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës dhe Çekosllovakisë, Pra shënime që japin një ngjarje të përditshme, ku lënda është një dramë e shpërbërë që veç lexuesi i bashkon në mendjen e tij./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti