Libri i Ismail Kadaresë – (4 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
“Vjedhja e gjumit mbretëror” është përmbledhja e fundit me tregime e novela e botuar, e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare në Shqipëri. Ky vëllim i botuar nga “Onufri” e cila zoteron ekskluzivitetin e botimit të veprës së tij në vendin tonë përmban disa tregime e novela një pjesë e të cilave botohen për herë të parë.
Në këto tregime e novela ndjehet pena e veçantë e Kadaresë, gjuha e tij e zgjedhur dhe e përpunuar, me të cilat lexuesi shqiptar i apasionuar pas veprës së tij është tashmë i njohur. Ndërkaq në Shtëpinë Botuese “Onufri” po punohet për përgatitjen për botim të romanit “Kronikë në gur”, i cili ribotohet pas një periudhe mëse 30-vjeçare. Gjithashtu së shpejti do të fillojë puna edhe për ribotimin e romanit tjeter “Qorr fermani” si dhe për një libër me kujtime personale të Kadaresë./tvklan.al