Licensimi i klubeve të futbollit
Fedarata Shqiptare e Futbolli po i kushton më shumë vëmendje çështjes së licensimeve të klubeve. Federata do të jetë më e rreptë në kërkesat e saj, që bazohen te udhëzimet e UEFA-s. Kriteri ekonomik, juridik dhe sportiv po shikohen më me vëmendje.
Në fokus do të jenë çështje të infrastrukturës së stadiumeve, borxheve, garancisë financiare të klubeve apo krijimi i ekipeve zinxhirë.
Klubet do të priten deri më 15 Korrik dhe më pas do të mblidhet komisioni për të vlerësuar mundësinë ose jo të pjesëmarrjes në aktivitetet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Zyrtarë të Federatës do të kenë edhe takime me klubet, për ato kritere ku haset vështirësi për t’i plotësuar.
Me kalimin e viteve, pritet të forcohen akoma më shumë rregullat. Në sezonin 2018-2019 do të kërkohet edhe licensa UEFA Pro për Superligën, si për trajnerin edhe ndihmëstrajnerin. Në sezonet e kaluar problemet kanë shtrënguar Federatën Shqiptare të Futbollit të shtyjë afatet e plotësimit të kushteve të Licensimit.
Tv Klan