Liderët e ballkanikë mblidhen në konferencën Brdo-Brijunit


Liderët e ballkanikë mblidhen në konferencën Brdo-Brijunit

16:49 03/06/2017

Liderët e vendeve të rajonit janë mbledhur sot në Brdo, në Kranjë, në konferencën e Brdo-Brijunit për të biseduar për përforcimin e besimit, përkushtimin, stabilitetin dhe pajtimin në rajonin e Evropës Juglindore.

Lajmi bëhet i ditur nga Anadolu Agency (AA), sipas të cilës nikoqirët dhe iniciatorët e këtij procesi, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe Presidentja kroate, Kolinda Grabar – Kitaroviç paralajmëruan se për shkak të situatës momentale në Evropë dhe botë, forcimi i dialogut politik, krijimi i besimit dhe gjetja e zgjidhjes për të gjitha çështjet e hapura bilaterale dhe rajonale është prioritet.

Mysafir nderi në këtë konferencë të sivjetmë është presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Në konferencë, krahas Pahorit, Kitaroviçit dhe Steinmeierit, marrin pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Malit të Zi, Filip Vujanoviç, Kosovës, Hashim Thaçi, Maqedonisë, Gjorge Ivanov, Shqipërisë, Bujar Nishani, si dhe anëtari i Presidencës së BeH-së, Dragan Çoviç.

Konferenca Brdo-Brijunit si proces është iniciuar para pesë vitesh, ndërsa paraprakisht në të, si mysafir nderi morën pjesë ish-presidenti i Francës Francois Hollande, kancelarja gjermane Angela Merkel, ish nënpresidenti amerikan Joe Biden dhe të tjerë.






Të ngjashme