Lideri i ISIS është vrarë?
Lideri i ISIS, Abu Bakr al – Baghdadi dyshohet se është vrarë gjatë një sulmi ajror të Shteteve të Bashkuara në qytetin e Raqqa.
Vdekja e tij, e raportuar nga
“Yenis Safak”,
një prej gazetave më të respektuara turke, do të ishte një goditje e rëndë për xhihadistët dhe vjen vetëm pak ditë pasi 49 persona të pafajshëm u vranë në një lokal nate në Orlando të Amerikës, nga një person të deklaruar krah Shtetit Islamik.
Megjithatë, siç shkruan
“Daily Mail”
, në të shkuarën ka patur herë pas herë raportime se al – Baghdadi, i cili u vetëshpall kalif i të gjithë myslimanëve 2 vite më parë, është vrarë apo plagosur, lajme që më pas rezultuan false.
Edhe website
Abna24
shkruan se al – Baghdadi është vrarë mëngjesin e së dielës nga një sulm ajror në Siri.
Megjithatë, deri më tani nuk ka patur një konfirmim për vdekjen e tij nga Shtetet e Bashkuara, apo nga vendet e tjera anëtare të koalicionit, që po godasin grupin terrorist në Siri dhe Irak.
al – Baghdadi, lindi në 1971 në Samarra të Irakut, nga një familje e shtresës së ulët, me emrin Ibrahim Awwad al – Badri.
Fisi i tij pretendon se janë pasardhës të profetit Muhamed./tvklan.al