Lidhet marrëveshja energjetike e KESH me kompaninë “Siemens” (7 Dhjetor 2000)


Lidhet marrëveshja energjetike e KESH me kompaninë “Siemens” (7 Dhjetor 2000)

15:51 07/12/2000

Qeveria gjermane nëpërmjet bankës së saj i jep qeverisë shqiptare 48.5 milion deutschmarka për realizimin e disa sistemeve elektroenergjetik shqiptar. Pas nënshkrimit të kontratës për projektin me vlerë 35 milion deutschmarka, sot është firmosur kontrata me kompaninë gjermane “Siemens” e cila do të bëjë rehabilitimin e plotë të nënstacionit Korçë dhe rrjetit shpërndarës.

“Ky projekt do të mbarojë brenda dimrit të vitit të ardhshëm dhe do të zgjidhë në mënyrë shumë të kënaqshme situatën e furnizimit me energji elektrike qytetin e Korçës. Siç dihet Korça për momentin është një nga qytetet që ka më shumë probleme se qytetet e tjera me shpërndarjen dhe me furnizimin me energji elektrike dhe kjo do të sjellë një përmirësim më shumë se 50%, një përmirësim të ndjeshëm të situatës atje.”

Ndërsa linja 400 kilovolt Elbasan-Podgoricë do të rikonstruktohet nga kompania gjermane “Fitchner”./tvklan.al






Të ngjashme