Lidhja e pashmangshme e aktorëve me kafshët
Shpesh pjesë e prodhimeve kinematografike janë edhe kafshët, e sidomos qentë, përmes të cilëve u jepen pikëpyetje operacioneve të ndryshme ose thjesht tregohet besnikëria ndaj qenieve humane. Kështu, krahas personazheve janë edhe kafshët që shërbejnë si kolegët e tyre nëpër filma dhe që shpesh bëhen të pandashëm.
Një gjë e tillë ka ndodhur me Sam Smith dhe qenin e tij Abbie në filmin “I am legend”. Lidhja mes tyre u bë shumë e ngushtë aq sa ndarja për to ishte e pamundur. Ndaj, zgjedhja e Sam ishte marrja me vete e Abbit dhe përfshirja e tij në familje.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Sophie Turner, aktoren e Games of Thrones në rolin e Sansa Stark. Ajo tregon se gjithmonë donte të kishte në krah një qen, dëshirë që aktorja e ka patur që në fëmijëri, prandaj ajo nuk lejoi të ndahej nga Zunni, qenin që e ka birësuar menjëherë pas përfundimit të rolit.
Edhe në filmin “Modern Family” qeni ka luajtur një rol domethënës. Lidhja e aktorit Ed O’Neill me Bridgett ishte e pandashme dhe e tillë mbeti edhe pas xhirimeve.
Krahas këtyre lidhjesh në dukje normale, lidhje të forta ka patur edhe me kuaj. Bëhet fjalë për aktorin protagonist të “Texas Riding”, i cili “ra në dashuri” me kalin Pecas.
Një lidhje e veçantë konsiderohet edhe ajo e amerikanit James Gunn me Oreon. Ata u bënë miq të mirë, madje në premirën e filmit ku ata luajtën “Guardians Of The Galaxy”, dalja në tapetin e kuq u bë së bashku.
Klan Plus