Lidhja e Shkrimtarëve – (1 Prill 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Lidhja e Shkrimtarëve nuk ka më problem me godinën, por funksionimin. Ky është një organizëm i shkaktuar nga struktura komuniste, subvencionohej nga shteti dhe der diku ka ecur mirë. Ndërsa këta njërëz që administrojnë sot punën këtu i kanë vënë drynin. Tashmë problemet ekzistojnë brenda tyre.
Një pjesë e artistëve me anëtarin e bordit Zydi Morava janë të mendimit për një këshill drejtues të ri dhe vendosjen e tij sa më shpejt dhe pala tjetër me kryetarin e lidhjes Xhevahir Spahiu mendojnë për një kohë më vonë. 26 Qershori për mbledhjen e kuvendit të 4. Megjithatë anëtari i bordit Zydi Morava ka mbledhur dje kuvendin e lidhjes për të diskutuar mbi projektstatusin e ri të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Pasi kryesisë së dikurshme ka 40 ditë që i ka mbaruar mandati.
Morava thotë se ka përplasje konceptesh me kryetarin e lidhjes Spahiu. Të dy kanë në dorë të bëjnë diçka. Duket se më mirë kësaj lidhje i bie të zgjidhet dhe të gjithë ata që quhen artistë të konkurojnë të lirë në treg./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti