Lidhje e paligjshme e ujit, procedohen penalisht dy persona


Lidhje e paligjshme e ujit, procedohen penalisht dy persona

10:37 10/02/2018

Vijon puna për goditjen e rasteve të lidhjes së paligjshme të ujit. Policia e Durrësit dhe ajo e Shijakut kanë nisur procedimin penal për dy persona.

Ndaj S.K. 33 vjeç, banues në Tiranë, ka nisur procedimi penal, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Punonjësit e Ujësjellës – Kanalizimeve Durrës në biznesin e, në fshatin Kërtushaj Ishëm është konstatuar lidhje e paligjshme e ujit.

Gjithashtu policia e Shijakut ka filluar procedimin penal në  gjendje të lirë në ngarkim B.Xh.  52 vjeç,  banues në Rrubjekë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Punonjësit e Ujësjellës -Kanalizimeve Durrës në biznesin e tij, në Maminas  është konstatuar lidhje e paligjshme e ujit.

/tvklan.al






Të ngjashme