Lidhje me telefon nga Shkodra – (26 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Gazetari:- Ç’të reja kemi nga prefektura e Shodrës dhe veçanërisht zona kufitare e saj që e lidh me Malin e Zi?
Korrespondenti i Shkodrës:- Në këto momente që flasim gjendja në prefekturën e Shkodrës është e qetë. Nga burimet kufitare mësohet se në përgjithësi gjendja në kufirin shqiptaro – malaze, ka kaluar pa probleme të shumta, ndërkohë që i vetmi incident mund të quhet ai i orës 6 të mëngjesit kur forcat kufitare jugosllave kanë arrestuar në ujrat e liqenit të Shkodrës në pjesën malazeze dy peshkatarë shqiptarë të cilët janë liruar pasdite. Faorcat kufitare malazeze i kanë dorëzuar ata në pikën doganore të Hanit të Hotit”.
Gazetari:- Aktualisht a funksionon dogana e Hanit të Hotit?
Korrespondenti i Shkodrës:- Që me fillimin e bombardimeve nga Nato, dogana e Hanit të Hotit është mbyllur nga ana malazeze, ndërkohë që sipas drejtorit të doganës së Shkodrës nuk ka urdhër që pjesa shqiptare të mbyllet.
Gazetari:- A ka pasur lëvizje të ardhurish nga Kosova në kufirin me Malin e Zi?
Korrespondenti i Shkodrës:- Jo deri tani nuk ka patur lëvizjë të ardhurish nga Kosova. Gjatë ditës së sotme një grup deputetësh të parlamentit kanë vizituar gjithë zonën kufitare./tvklan.al
Gazetar – Aleksandër Çipa