Liga e Kampionëve/ Vllaznia e nisi me fitore
Vllaznia e nisi me fitore fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve për femra. Skuadra shkodrane mundi me rezultatin 1 – 0 takimin me Sarajevon, ekipi mikpritës i këtij turneu. Goli u shënua nga Megi Doçi në kohën shtesë. Vllaznia arriti të fitonte edhe pse Sarajevo u shfaq më e rrezikshme.
Një sukses pas 3 vitesh në këtë turne për kampionet e Shqipërisë. Vllaznia do të luajë të premten me PAOK të Selanikut që mundi thellë 8 – 0 Betemburgun. Në turin tjetër kalon fituesi i grupit.
Tv Klan