Liga e Kombeve, Italia fiton ndaj Holandës
Polonia mposht Bosnje-Hercegovinën
Pas barazimit ndaj Bosnjës, Italia u rikthye te fitorja madje ndaj një kundërshtari të madh si Holanda. Në “Johan Cruijff Arena” skuadra e Roberto Mancinit arriti një sukses minimal por me vlera.
Italianët dominuan lojën ndaj një kundërshtari të fortë. Nicilo Barella vendosi fatin e ndeshjes me golin e tij, në fundin e pjesës së parë. Në sfidën tjetër të këtij grupi, Polonia fitoi 2-1 ndaj Bosnjës.
Norvegjia mundi thellë 5-1 në transfertë Irlandën e Veriut. Sulmuesi Erling Haaland shënoi dy gola. Rumania fitoi në Vjenë ndaj Austrisë 3-2.
Në grupin e Shqipërisë, Biellorusia fitoi 2-1 ndaj Kazakistanit duke përfituar nga gabimet e skuadrës vendase. Edhe Skocia fitoi në transfertë ndaj Çekisë. Takimi mes Izraelit dhe Sllovakisë përfundoi në barazim 1-1.
Tv Klan