Liga e Kombeve, Kosova mposhtet nga Greqia
Grekët fituan në Prishtinë me rezultatin 2-1
Kosova humbi ndeshjen e dytë të vlefshme për Ligën e Kombeve përballë Greqisë. Në ” Fadil Vokrri” të Prishtinës, Greqia fitoi 2-1.
Grekët kaluan në avantazh në minutën e tretë të ndeshjes, ndërsa dyfishuan shifrat me fillimin e pjesës së dytë.
Për Kosovën shënoi Bernard Berisha, por minutat e mbetura në dispozicion nuk mjaftuan për të barazuar rezultatin.
Në mbrëmjen e së dielës u luajtën edhe disa ndjeshme të tjera, ku ra në sy barazimi i Gjermanisë me Zvicrën, me shifrat 1 me 1 dhe fitorja 4 me 0 e Spanjës me Ukrainën.
Tv Klan