Liga vazhdon bojkotin


Liga vazhdon bojkotin

16:27 19/10/2020

Libohova: Nisim garën nëse plotësohen kërkesat

“Bojkoti të vazhdojë deri kur qeveria të plotësojë kërkesat tona”, tha Libohova.

Ky ishte qëndrimi i klubeve të Kategorisë Superiore pas mbledhjes së Ligës Profesioniste të mbajtur ditën e hënë. Edhe pse pak ditë më parë pati takim me qeverinë pritet reagim nga qeveria për të plotësuar kërkesat për rishikimin e ligjit të sport. Një tjetër diskutim pritet të ketë të martën mes Ligës dhe përfaqësueseve të qeverisë. Nëse do të ketë përgjigje pozitive futbolli do të nisë. 

“Nëse do të ketë tym të bardhë qëndrimi do të ndryshojë. Ne jemi në dinamikë, mirëpresim që të zgjidhen kërkesat tona dhe sa të zgjidhen, liga është gati të fillojë garën”, tha Libohova.

Një nga pikat kryesore është ligji i sponsorizimit që e rikujtoi më herët presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili tha se politika nuk ka menduar për sportin.

“Një nga themelet janë financat dhe ligji i sponsorizimeve është një hap për të thënë që do të fillojmë të mendojmë”, tha Duka.

Kreu i Federatës së Futbollit e përmendi pas një takimi që pati me Rektorin e Universitetit të Sportive, Agron Kasa për bashkëpunim në aspektin akademik dhe në investime në infrastrukturë.

Tv Klan






Të ngjashme