Ligj i ri i mbrojtjes së fëmijëve
Çdo punonjës social që do të ushtrojë dhunë ndaj fëmijëve nuk do të ketë më të drejtë të ushtrojë profesionin. Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, gjatë takimit me studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale në qytetin e Shkodrës u shpreh se ligji i ri për mbrojtjen e fëmijëve ka sanksione të ashpra për dhunuesit.
Ministri i Mirëqenies i ftoi studentët që të aplikojnë për praktikat e punës në institucionet e përkujdesit të fëmijëve.
I shoqëruar edhe nga Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ai vizitoi Panairin e Shërbimeve për Fëmijët, ekspozuar në pedonalen e këtij qyteti.
Tv Klan