Ligj kundër huliganëve


Ligj kundër huliganëve

10:07 09/01/2019

Përballë akteve të dhunshme që shpërthyen në aktin e 8 të protestave në Francë, Kryeministri Édouard Philippe, bëri thirrje për nevojën që ka vendi për ashpërsim të masave për protestat. Shefi i qeverisë franceze tha se manifestuesit e dhunshëm duhet të dënohen.

“Qeveria është pro plotësimit të ligjit. Të miratohet një ligj i ri që do të sanksiononte ata që nuk respektojnë rregullat dhe marrin pjesë në manifestime të panjoftuara. Sot është kundravajtje të vish në protestë me fytyrë të mbuluar, nesër duhet të jetë një krim. Në shumë qytete protestat kanë qenë paqësore, por ne nuk mund të lejojmë njerëz që vijnë për të thyer e për të djegur”,

tha Philippe.

Kryeministri njoftoi se mbi 80 mijë forca policore do të angazhohen në protestat e ardhshme, më shumë se 5 mijë prej tyre vetëm në Paris.

Që prej fillimit të protestave nga të ashtuquajturit “jelekë të verdhë”, 5600 persona janë shoqëruar në polici për akte dhune, ndërsa janë regjistruar edhe disa viktima në aksidente rrugore si pasojë e bllokimit të rrugëve.

Tv Klan






Të ngjashme