“Ligjet”, miratohen me konsensus ndryshimet në Kodin Penal
“Ligjet”, miratohen me konsensus ndryshimet në Kodin Penal
Shpërndaje
20:04 07/04/2014Komisioni i Ligjeve miratoi me konsensus në parim ndryshimet në kodin penal që parashikon dënim për shqiptarët që marrin pjesë në veprime luftarake jashtë Shqipërisë. Nisma e propozuar nga deputetët e mazhorancës parashikon 3 deri në 8 vjet burg për të gjithë ata shtetas që marrin pjesë në formacione luftarake, në një konflikt të armatosur, në territorin e një shteti të huaj.Kur kjo vepër penale kryehet me qëllim përmbysjen e rendit kushtetues ose shkeljen e integritetit tërritorial atëherë dënimi varion nga 5 deri në 10 vjet burg. Nxitja, rekrutimi, drejtimi, stërvitja, apo financimi I veprave terrorsite dënohet me burgim 5 deri në 15 vjet burg.Sipas deputetëve të mazhorancës ndryshimet vijnë në një kohë kur ka shtim të numrit të shqiptarëve që luftojnë në Siri. Opozita edhe pse u shpreh pro amendimeve në kodin penal kërkoi që pjesë e ndryshimeve të jenë edhe sugjerimet e bëra nga OPDAT-i, OSBE-ja, Prokuroria dhe Konfernca Kombëtare Gjyqësore.