Ligjet miratojnë Altin Binajn për Kushtetuese


Ligjet miratojnë Altin Binajn për Kushtetuese

19:51 15/12/2020

Emri i tij pritet të votohet nga Kuvendi këtë javë

Altin Binaj pritet të jetë anëtari i ri Gjykatës Kushtetuese. Komisioni i Ligjeve vendosi t’i përcjellë për votim seancës së Kuvendit emrin e Altin Binajt si kandidat për anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Ndonëse përfaqësuesit e mazhorancës e konsideruan ligjore procedurën e ndjekur për emërimin e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, ligji përcakton se për çdo vend vakant duhet të ketë të paktën tre kandidatura alternative.

Me zgjedhjen e Binajt, Kuvendi plotëson detyrimin e tij ligjor për emërimin e tre përfaqësuesve të vetë në këtë gjykatë.

Tv Klan






Të ngjashme