
Mësuesit kujdestarë, ligji me dy standarde në Drejtorinë Arsimore në Devoll
Blerta Medolli, një qytetare nga Devolli, ankohet në emisionin “STOP” se fëmija i saj Xhej, nuk e ka mësuesen ndihmëse që i takon, nisur nga udhëzimi nr.38, datë 07.10.2014. Në fakt, edhe mësuesja dhe drejtoresha e shkollës “Dritëro Agolli” tregojnë se Xheji ka nevojë për mësuese ndihmëse, madje për këtë i janë drejtuar me shkresë Zyrës Arsimore Devoll. Emisioni ”STOP” sjell shembuj, sesi në dy shkolla të tjera, “Myrteza Sala” dhe shkollën e Mirasit, raste të ngjashme janë trajtuar me mësuese ndihmëse. Por drejtori i ZA, Alban Fetolli, nuk e zgjidh problemin e Blertës dhe djalit të saj, duke aplikuar dy standarde.
“Nëpërmjet emisionit “STOP” ne kërkojmë të zgjidhet problemi kryesor i Xhej, për të patur një mësuese ndihmëse. Ne e kemi kërkuar në Drejtorinë Arsimore që vjet, kur Xhej ishte në klasë të pestë. Përveç pjesës së vështirësisë të qëndrimit në këmbë që Xhej ka, i duhet edhe për mësimet. Kur doli ligji për të patur ndihmëse e kam kërkuar dhe kjo është refuzuar për mungesë fondesh.“
Gazetari – Po në Zyrën Arsimore të Devollit, e keni kërkuar dhe çfarë iu është thënë?
Gazetari – Kur e keni kërkuar dhe kur është emëruar kjo mësuese ndihmëse?
Por pse për Xhej nuk punësohet një mësuese ndihmëse?!
Pse duhet të përkujdeset edhe në shkollë e ëma për të?!
Pse nuk respektohet ligji për familjen Medolli?!/tvklan.al
“Po, kam shkuar shumë herë. Drejtori më ka bërë shumë premtime, më tha se e kishte bërë kërkesën në ministri dhe se shumë shpejt do të aprovohej. Po mbaron viti dhe akoma asgjë.”
Mësuesja e shkollës “Dritëro Agolli” shprehet se mësuesi ndihmës nevojitet dhe se shpreson që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejtë, ndërsa drejtoresha rrëfen se problemi i Xhej se Zyrës Arsimore i është përcjellë informacioni për nevojën e mësuesit ndihmës dhe raporti mjekësor i Xhej ,më datë 16.09.2016, por ende nuk kanë marrë një përgjigje. Në bazë të investigimieve që ka kryer emisioni “STOP”, rezulton se në shkollën fillore “Myrteza Sala” dhe në shkollën e mesme Miras, nisur nga udhëzimi nr.38, datë 07.10.2014, janë emëruar mësueset ndihmëse.
Drejtori i shkollës Miras - Ne mësuesen ndihmëse e kemi kërkuar që në fillim të vitit dhe ka ardhur më datë 13.02.2016.
Mësuesja ndihmëse tregon se ajo kujdeset vetëm për një nxënës me probleme, të cilin e ndihmon në të shkruar, në të lexuar si dhe ndjek çdo orë mësimore me të.