Ligji i mbetjeve, Rama: Roli i PD-së, si “gogoli” për fëmijët
Kryeministri Edi Rama në komunikimin e tij të përjavshëm në Facebook, ka folur mbi ligjin e miratuar sëfundmi për importin e mbetjeve.
Rama tha se qeveria është shumë e vendosur për ta pastruar Shqipërinë nga plehrat, ndërsa akuzoi opozitën të cilën e cilësoi si një parti pa lidership dhe program, ku si pas tij po luan rolin e “gogolit” me fëmijët.
Ndërsa sa i përket akuzës se mafia ka detyruar qeverinë shqiptare që të miratojë një ligj të tillë, Kryeministri tha se mafia është e para që nuk i intereson riciklimi i mbetjeve./tvklan.al