Ligji i mbetjeve vë sërish në provë mazhorancën


Ligji i mbetjeve vë sërish në provë mazhorancën

14:43 24/10/2016

Kthimi nga Presidenti i ligjit të importit të mbetjeve për rishqyrtim në Kuvend, do të vendosë sërish në prove maxhorancën.

Ligji u miratuar vetëm me 63 vota të një pjese të socialistëve dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa PDIU u largua nga salla.

LSI, ndryshe nga hera e parë që votoi pro, ka nisur konsultimet me grupet e interesit. Burime nga mazhoranca thonë për TV Klan se është rënë dakord që ligjit t’i bëhen disa amendime.

Por Petrit Vasili, i cili dëgjoi për afro 2 orë të gjitha argumentet e përfaqësuesve të Aleancës Kundër Importit të Plehrave në zyrën e tij, e mohoi këtë.

Përfaqësuesit e Aleancës Kundër Importit të Plehrave u shprehen kategorikisht kundër çdo amendimi dhe kërkuan rrëzimin e të gjithë ligjit.

Në datën 30 tetor përfaqësuesit e AKIP thonë se do të zhvillojnë një protestë të madhe kundër ligjit./ TV KLAN






Të ngjashme