Ligji i ri për mediat, Meta: Shqipëria nuk ka nevojë për rekorde të tjera negative ndërkombëtare
“Shqipëria nuk ka nevojë për rekorde të tjera negative ndërkombëtare”! Kështu e nis postimin e tij në rrjetet sociale, Presidenti Ilir Meta, në lidhje me paketën anti-shpifje. Ai reagoi pas deklaratës së Komisioneres për të Drejtat e Njeriut në Këshillin Europian, Dunja Mijatoviç.
Meta thotë se shqetësimet e komunitetit të gazetarëve dhe partnerëve tanë duhet të dëgjohen me vëmendje dhe përgjegjshmëri.
“Mjaft me nxitimin për t’i shtuar ato më tej! Shqetësimet e komunitetit të gazetarëve dhe të partnerëve tanë duhet të dëgjohen me shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri! Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur”, shkruan Meta.
Më herët, Dunja Mijatoviç u shpreh e shqetësuar në lidhje me paketën ani-shpifje. Sipas saj projekt-ligji ka nevojë urgjente për përmirësime./tvklan.al