Ligji i tokës (6 Korrik 1999)


Ligji i tokës (6 Korrik 1999)

17:35 06/07/1999

Kryerepublikani Sabri Godo në emër të së Djathtës së Bashkuar i ka kërkuar Ministrit të Bujqësisë Lufter Xhuveli të abrogojë ligjin aktual për tokën si antikushtetues, në rast të kundërt e Djathta e Bashkuar do të braktisë Parlamentin duke kërkuar zgjedhje të reja parlamentare. Ndërkohë Ministri Xhuveli ka kërkuar edhe disa ditë kohë për të argumentuar përgjigjen ndaj akuzave të Godos në interpelancë para Parlamentit.

Sabri Godo: Do të kërkoj që të ndryshohet procedura e interpelancave të cilat janë bërë një gjë krejt formale në Kuvend. Duhet interpelanca për çehtje me rëndësi siç është kjo të shoqërohen me debat parlamentar dhe më në fund me një vendim të Kuvendit, që Kuvendi të marrë një qëndrim të thotë cilën anë përkrah. Në mënyrë që të dihet përse bëhet një interpelancë dhe ku dolëm me të. Të hiqet dorë nga formaliteti i derisotëm. Në rast se kjo nuk do të funksionojë në Parlament atëherë ne do të ndjekim rrugën tonë. Do të shikojmë qëndrimin që do të mbajmë ne si e Djathta e Bashkuar ndaj Parlamentit, do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese dhe më në fund Gjykatës në Strasburg.

Lufter Xhuveli: Për mua kanë karakter thjesht politik dhe përsa i përket përmbajtjes së ligjit dhe çeshtjeve të shtruara nga zoti Godo për ligjin për tokën unë do t’i përgjigjem me interpelancë në Kuvendin Popullor.

Gazetari: Mos ka ndryshime ky ligji për tokën në bazë të Kushtetutës?

Lufter Xhuveli: Elektorati shqiptar në zgjedhjet e ’97-ës nuk ka votuar për një ndryshim për ligjin për tokën./tvklan.al






Të ngjashme