Ligji i Trashëgimisë Kulturore – (17 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Një ligj i ri është hartuar për pasurinë kulturore të vendit. Ai do të zëvendësojë atë të vitit 1994, pasi ligji ekzistues nuk mund të zgjidh të gjitha detyrat dhe aktivitetin në këtë fushë. Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës që nga dita e krijimit kishte detyre të saj krijimin e disa amendamenteve plotësuese për ligjin ekzistues, por kushtet e reja krijuan domosdoshmërinë e hartimit të një ligji të ri, i aftë të superoj të gjitha problemet që janë krijuar për ruajtjen e pasurisë kombëtare.
Në ligjin e ri janë parashikuar të gjitha marrëdhëniet mes institucioneve të ndryshme që merren me gjetjen, klasifikimin dhe ruajtjen e trashegimisë së vendit. Për hartimin e tij është krijuar një grup pune. Ai përfshin disa specialist të disa ministrive dhe për të është marrë dhe konsulencë teknike nga disa konsulentë europian. Iris Pojani, Drejtore e Drejtorisë së Trashegimisë në Ministrinë e Kulturës flet për TV Klan.
Iris Pojani:- “Ligji ekzistues i vitit 1994 për pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme është një ligj relativisht i vonë, megjithatë lindi nevoja për pasurimin e këtij ligji. Duke qenë se proceset e ndryshme që ndodhen në vendin tonë kryesisht në fushën e urbanistikës kërkonin një rishikim, dhe kështu ne filluam punën për krijimin e këtij ligji të ri. Ndryshime të tjera do të ketë plot, ka kapituj të tjerë që do të shtohen. Një grup ekspertësh që erdhën dhe verifikuan projektligjin që ne kemi punuar, duke parë nëse shkonte apo jo me konventat bashkëkohore dhe me ligjet bashkëkohore të vendeve të tjera. Jemi në përfundim të punës dhe mendojmë që nga Tetori të mbarojmë me të”./tvklan.al