Ligji për deputetin Hajdari mbërrin ne duart e kraeministrit Majko (25 Janar 1999)
Projektligji i shumë diskutuar që pritet të zbardhë vrasjen e deputetit demokrat Hajdari, ka mbërritur sot pasdite në duart e kryeministrit Majko. Pas disa javësh pune në selinë e demokratëve, tashmë i përfunduar, ai i është përcjellë Majkos nga nënkryetarja e Parlamentetit Topalli dhe deputeti Ngjela.
Vetë Majko, i cili që në takimin e 21 Dhjetorit, u angazhua të mbështesë çdo iniciativë që do të mbështesë në gjetjen e vrasjes së Hajdarit, u shpreh sot se tani me studimin e projektligjit, do të merren ekspertët ligjorë, vendas dhe të huaj.
Më pas nga qeveria, materiali juridik i propozuar nga Opozita do t’i përcillet Parlamentit për diskutim dhe miratim./tvklan.al