Ligji për minatorët – (3 Mars 2000)


Ligji për minatorët – (3 Mars 2000)

17:59 03/03/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Minatorët në të gjithë shqipërinë të dal nga puna, tashmë do të kenë pensione, sipas vjetërsisë dhe punës në nëntokë që kanë kryer. Kjo vjen si pasojë e ndyshimit ligjor nga ana e qeverisë për favorizim të minatorëve shqiptar, të cilët kanë humbur vendin e punës në dhjetor 1998. Këto janë bërë të ditur në takimin me zëvendës ministrin e Punës Gjergj Leka dhe sindikatës të pavarur të minatorëve.

Punonjësit që kanë qenë në nëntokë deri në ’98 dhe kanë mbushur moshën 45 vjeç marrin pension të parakohshëm 60%. Sipas sindikatës dalja në pënsion me 21 vite pune nuk është miratuar nga zv/ministri Leka, pasi nën 45 vjeç çdokush është i aftë për punë dhe jo dalje në pension.

Gjithsesi në parim për çdo kërkesë të dyja palët kanë rënë dakort./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme