Ligji për shqipen, VMRO-DPMNE dorëzon amendamente kundër


Ligji për shqipen, VMRO-DPMNE dorëzon amendamente kundër

19:59 26/01/2018

Kur duhen edhe pak ditë nga rivotimi i ligjit të gjuhëve në palramentin e Maqedonisë, partia më e madhe e opozitës, VMRO-DPMNE, dorëzoi në kuvend dhjetëra amendamente kundwr ligjit tw shumëdebatuar që u kthye mbrapsht nga presidenti i vendit , Gjorge Ivanov.

Partia e ish-kryeministrit Gruevski i bëri thirrje shumicës aktuale parlamentare të tërheqë të ashtuquajturin ligji i gjuhës shqipe dhe të zgjerojë dialogun. Parlamenti i Maqedonisë do të votojë më datë 29 janar paketën ligjore që zyrtarizon përbormin e shqipes në institucionet kryesore në vend.

Bëhet fjalë për votimin e tretë, pas të cilit sipas kushtetutës maqedonase, presidenti Ivanov është i detyruar ta dekretojë ligjin.

Tv Klan






Të ngjashme