Ligji për shtetin-komb, përplasen Turqia me Izraelin
Mënjanimi i pakicës myslimane nga Izraeli që njohu zyrtarisht vendin si shtet hebre, nuk ka lënë indiferent presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan. Në një takim me partine e tij Drejtësi dhe Zhvillim, kreu i sapozgjedhur i shtetit turk, e ka quajtur Izraelin si vendin më fashisht dhe racist.
Rexhep Taip Erdogan:
Nuk ka asnjë ndryshim midis fiksimit të Hitlerit për racën Ariane dhe fiksimit të Izraelit se këto toka të lashta janë bërë vetëm për hebrenjtë. Shpirti i Hitlerit, i cili shkaktoi katastrofën më të madhe botërore, ka gjetur rimishërim te disa liderë izraelitë.
Kundërpërgjigja e kryeministrit Benjamin Netanjahu erdhi përmes rrjeteve sociale.
Netanjahu:
Turqia nën drejtimin e Erdoganit është kthyer në një diktaturë të errët. Erdgoan po masakron sirianët, kurdët dhe ka burgosur mijëra nga qytetarët e tij. Fakti që “demokrati” i madh Erdogan po sulmon ligjin për Shtetin-Komb është kompliment për vetë ligjin.
Marrëdhëniet mes Izraelit dhe Turqisë, dikur aleatë të afërt, janë tensionuar ndjeshëm vitet e fundit, për shkak të trazirave dhe vrasjeve masive të palestinezëve në rripin e gazës. Në Maj të këtij viti, dy vendet ndërprenë marrëdhëniet diplomatike, duke dëbuar ambasadorët përkatës.
Tv Klan