Ligji për ushtarët (31 Maj 2000)
3780 ushtarë të cilët nuk kanë kryer dot shërbimin e detyrueshëm ushtarak në periudhën e shkatërrimit të ushtrisë në ngjarjet e vitit 1997 do të përjashtohen nga ky detyrim ndaj shtetit. Nesër Parlamenti do të hartojë një ligj të veçantë për këta të rinj bazuar në aministinë e vitit 1997.
Sipas këtij ligji shtetasit shqiptarë që në ngjarjet e Marsit të vitit 1997 ishin të inkuadruar në njësinë dhe forcat e armatosura të Republikës së Shqipërisë si ushtarë në shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe që pas këtij muaji nuk e kanë kryer këtë detyrim, do të përjashtohen nga ky shërbim.
Ky ligj vlerëson gjithashtu dhe kartotekat e degëve të mobilizimit nga dokumentat që mbeten pezull për pamundësi të kërkesave të vazhdueshme të shtetasve kur dokumentacioni në një pjesë të madhe të reparteve në atë kohë është asgjesuar./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame