Liker me kajsi (Video)
Përbërësit:
500 gr kajsi
400 gr vodka
400 gr ujë
300 gr sheqer
100 gr luleshtrydhe
2 shkopinj kanellë
1 limon
Përgatitja:
Në një tenxhere vendosim ujin, sheqerin, farat e kajsive të shtypura, lëkurë limoni dhe kanellën dhe i lëmë të ziejnë bashkë që të përgatitet shurupi. Ndërkohë kajsitë, luleshtrydhet dhe vodkën i vendosim bashkë në mikser dhe i grijmë të gjitha bashkë. Pasi të bashkohen të gjithë ingredientët bashkë, i filtrojmë në mënyrë që lëngu të jetë i njëtrajtshëm. Tek lëngu i filtruar shtojmë edhe shurupin të cilin gjithashtu e filtrojmë dhe i lëmë të ziejnë për pak bashkë në një tenxhere. Më pas e vendosim në shishe bashkë me shkopinjtë e kanellës dhe lëkurën e limonit, e fusim në frigorifer që të ftohet dhe është gati./tvklan.al