Limpreht dhe Gjinushi (13 Shtator 1999)


Limpreht dhe Gjinushi (13 Shtator 1999)

12:05 13/09/1999

Ambasadori Amerikan në Tiranë Zhozef Limpreht ka takuar sot Kryeparlamentarin Skënder Gjinushi. Gjinushi ka theksuar punën e Parlamentit në përshtatjen e legjislacionit me Kushtetutën, reformën dhe pavarësinë e gjyqësorit si dhe vlerësoi punën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Limpreht ka kembengulur me orientimin e drejtësisë mbi prishësit e rendit publik dhe nxitjen e dialogut politik brenda institucioneve.

Në mesditë Ambasadori Limpreht u takua me Kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha. Sipas Berishës, Limpreht ka thënë se nuk deklarohej në mbështetje të personave të caktuar në PD. Ndërkohë është Ambasada Amerikane në Tiranë nxitësja kryesore e rikthimit të demokratëve në Parlament. Një grup drejtuesish të opozitës Genc Pollo, Fatmir Mediu, Albert Brojka, deputeti Xhaferri dhe republikani Ceku janë nisur sot për një vizitë në Uashington./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme