Limpreht në shkollën “Harry Fultz” (3 Dhjetor 1999)


Limpreht në shkollën “Harry Fultz” (3 Dhjetor 1999)

15:21 03/12/1999

116 mijë dollarë pajisje nga ushtria amerikane për shkollën e mesme teknike “Harry Fultz”. Është zhvilluar sot ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes për këtë donacion nga Ambasadori Amerikan Jozef Limpreht dhe Zëvëndës Ministri i Arsimit Andrea Marto, në mjediset e kësaj shkolle. Në këtë donacion janë përfshirë libra dhe pajisje të tjera shkollore, aparate mjekësore, automjete e të tjerë, të cilat do të rrisin cilësinë mësimore të nxënësve të kësaj shkolle.

Folësit e ndryshëm kanë vënë në dukje traditat e mira të kësaj shkolle të krijuar që në vitet ’20 dhe rolin e saj në pergatitjen e njerëzve të aftë që shërbyen kudo në vendin tonë. Është vënë në dukje dhe ndihma e dhënë në vitet e shkuara nga Qeveria dhe fondacione të ndryshme Amerikane për këtë institucion. Është premtuar se donacione të tilla do jepen dhe në të ardhmen për të rritur cilësinë e mësimdhënies në këtë shkollë. Më pas të ftuarit kanë vizituar ambjentet e bibliotekës dhe kanë bashkëbiseduar me nxënësit./tvklan.al






Të ngjashme