Lindin binjakët e ngjitur, nuk dihet gjinia e tyre
Një nënë 32- vjeçare ka lindur në mënyrë natyrale dy binjakë të ngjitur, të cilët kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale emergjente. Mësohet se foshnjat e sapolindura janë të ngjitura në abdomen dhe kjo ka bërë që të mos dihet ende gjinia e tyre.
Mjekët janë shprehur se operacioni është i vështirë, pasi foshnjet kanë një kordon kërthizor. Binjakët kanë lindur më 2 shtator dhe secili fëmijë ka të gjitha gjymtyrët dhe organet vitale. Mësohet se 32-vjeçarja lindi në një spital në Uttar Pradesh në Indinë Veriore./tvklan.al