Lindita Theodhori: Të isha dhe njëherë 20 vjeç
Programi “E diela Shqiptare”, në Tv Klan solli sot intervistën e veçantë me 3 ikona të muzikës shqiptare. Lindita Theodhori, Myfarete Laze dhe Kozma Dushi zhvilluan një intervistë ndryshe nën moderimin e Ardit Gjebreas.
Në lidhje me brezin e sotëm, Myfarete Laze thotë se kanë personalitet, por përveç kësaj i vjen keq sepse i kanë mbytur dhe antivlerat.
Lindita Theodhori nga ana tjetër shpreh dëshirën që të ishte dhe njëherë 20 vjeç, ndërsa Kozma Dushi shprehet se në këtë kohë, brezit të sotëm i jepet më shumë mundësia të këndojë dhe të ketë aparatura të sofistikuara, për realizimin e këngëve.
Ardit Gjebrea: Çfarë ka tek brezi i sotëm që ju bën të thoni lum si këta?
Lindita Theodhori: Të isha dhe njëherë 20 vjeç.
Ardit Gjebrea: Kaq vetëm moshën?
Lindita Theodhori: Po!
Myfarete Laze: Jo nuk e them këtë, unë e kam gëzuar 20 vjetorin, që kështu s’kam pse të kem lakmi askënd. Kjo është koha e tyre, më vjen mirë se janë shumë më trima se ne, më vjen mirë se zgjedhin, kanë pavarësi, kanë personalitet, më vjen keq që i kanë mbytur dhe antivlerat njëkohësisht.
Ardit Gjebrea: Kozma ti çfare thua, lum këta çuna që…?
Kozma Dushi: Lum si këta që këndojnë dhe që ju jepet mundësi më shumë. Edhe ne në kohën tonë nuk është se nuk na jepet mundësia, na jepej por dora e kompozitorit tani është më e lirshme, më bukur ritmet, aparaturat më në kohë, se atëherë me ato aparatura…
Ardit Gjebrea: Nuk është të këndosh nga fillimi në fund këngën, sot edhe e ndërpret në studio, dikur ishte orkestra sinfonike.
Lindita Theodhori: Ardit më bej dhe njëherë nuse, se di unë si nusëroj./tvklan.al