Lindja e fëmijëve kosovar – (3 Prill 1999)


Lindja e fëmijëve kosovar – (3 Prill 1999)

23:25 03/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Materniteti i Tiranës prej disa ditësh është kthyer në një vend shprese dhe jete për të gjitha nënat Kosovare, që kanë qenë shtatëzëna dhe kanë lindur fëmijët e tyre këtu. Vetëm katër ditë më parë në këtë maternitet ka lindur fëmija i parë i një nënë kosovare. SIpas të dhënave të ditës së sotme deri tani kryeqytetit të shqipërisë i janë shtuar 7 fëmijë kosovarë, ndërsa në Kukës kanë lindur deri tani 13 fëmijë.

Mjekët e maternitetit tregojnë se fëmijët janë të një lindje normale dhe me peshë optimale. Megjithatë lodhja, ankthi, mungesa e të afërmve i ka bërë këto nëna të mos ndjenë plotësisht ge=ëzimin e lindjes së fëmijës./tvklan.al






Të ngjashme