Lindja e fundit e diellit, fati tragjik i modeles
Një modele britanike ka humbur jetën pasi ra nga një shkëmb rreth 30 metra në Sydney. Aty ku ajo humbi jetën njihet si vend i njohur për foto selfie.
Madalyn Davis, 21 vjeçe, nga Lincoln i Anglisë kishte shkuar në Australi që nga viti i kaluar pasi kishte vendosur të niste një jetë të re.
Përpara se të shkonte tek shkëmbinjtë në Gjirin Diamond, 21-vjeçarja kishte qenë në një festë me 7 nga miqtë e saj. Sipas mediave ata kishin kaluar një gardh dhe ishin ulur në skaj të shkëmbit për të parë lindjen e diellit. Ky vend njihet nga turistët si pikë popullore për të bërë selfie.
Familjarët e saj mësuan vdekjen e modeles mëngjesin e kësaj të hëne, megjithëse trupi i pajetë u gjet dje pas kërkimeve nga ajri dhe deti. Muajin e kaluar Madalyn u kishte thënë miqve se kishte kaluar kohën më të mirë duke udhëtuar dhe nuk kishte në plan që të kthehej në Britani.
Nuk është hera e parë që një person vdes në një pikë të rrezikshme ku njerëzit preferojnë të bëjnë selfie. Në Gusht një 27-vjeçare humbi jetën ndërkohë që bënte foto në shkëmb./tvklan.al