Linja e re e ujësjellësit, Veliaj: Ditë historike për Tiranën
Linja e re e transmetimit që lidh Ujëmbledhësin e Bovillës me Impiantin e trajtimit të ujit ka përfunduar dhe është gati për kryerjen e lidhjeve finale të pikave të takimit duke dyfishuar prurjet për Tiranën.
Lajmin e mirë e ka dhënë kryebashkiaku Erion Veliaj i cili thekson se pas pesë vitesh investim nis dhe kalimi tek rrjeti i ri.
Nje dite historike per ujin ne Tirane! 🙏🏻
— Erion Veliaj 🚴♂️🌳⚽️🇦🇱 (@erionveliaj) June 6, 2020
Pas 5 viteve investime, nisim sot kalimin nga rrjeti i vjeter tek i riu qe dyfishon prurjet ne Tiranen e rritur me 1 milione banore! 💦
Kollaj te shash, me veshtire te besh – ate qe s'eshte bere prej dekadash! Flm per mirekuptimin! ❤️ pic.twitter.com/XlYgHWuWyk
“Një ditë historike për ujin në Tiranë! Pas 5 viteve investime, nisim sot kalimin nga rrjeti i vjetër tek i riu që dyfishon prurjet në Tiranën e rritur me 1 milionë banorë! Kollaj të shash, më vështirë të bësh – atë që s’është bërë prej dekadash! Faleminderit për mirëkuptimin”, shkruan Veliaj.
Për shkak të punimeve që po kryhen, UKT kishte njoftuar se këtë fundjavë ka kufizime në furnizim me ujë për shkak të lidhjes së linjës së re. /tvklan.al